Ronaldo është shpirti i Realit

Sport September 14, 2017 - 10:32

Mesfushori i Real Madridit, Dani Ceballos e ka përshkruar Cristiano Ronaldon si shpirtin i skuadrës, transmeton zeri.info

Ronaldo shënoi dy gola në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër APOEL Nicosias të mërkurën.

Tani portugezi numëron gjithsej 107 gola në kompeticionin më prestigjioz evropian. Kjo ishte paraqitje e parë e Ronaldos për Real Madridin që prej ndeshjes së parë të Superkupës spanjolle kundër Barcelonës.

Portugezi ishte suspenduar me pesë ndeshje në ligën spanjolle për shkak të një gjesti antisportiv ndaj gjyqtarit.

“Me Cristianon në fushë, ne jemi gjithmonë më të rehatshëm dhe ai na jep besimin, i cili kthehet në gola. Ai është shpirti i ekipit, ai është shumë i rëndësishëm për ne dhe është në formë të jashtëzakonshme. Ai pati një ndeshje të madhe dhe ambicia e tij e bën më të mirin në botë”, deklaroi Ceballos, i cili iu bashkua madrilenëve gjatë kësaj vere nga Real Betis./Zëri