Juve kërkon Sissokon

Sport August 23, 2017 - 11:13

Juventusi është duke shprehur interesim për mesfushorin e Tottenhamit, Moussa Sissoko, transmeton zeri.info

Francezi është emri i fundit që ka hyrë në listën e dëshirave të Juventusit për këtë afat kalimtar, raporton “Calciomercato.com”.

Reprezentuesi francez ishte lidhuar me gjigandin italian edhe gjatë verës së kaluar, por mesfushori kishte vendosur që t’i bashkohej Tottenhamit.

Sissoko ishte transferuar vitin e kaluar në Tottenham nga Newcastle për 30 milionë euro, por dështoi në aventurën e tij të re në klubin londinez.

Përveç francezit, në listën e psioneve të Juventusit për mësfushën janë edhe Kevin Strootman, Andre Gomes, Reanto Sanches, Emre Can dhe Steven N’Zonzi.

Sissoko ishte paraqitur në 34 ndeshje me Tottenhamin gjatë edicionit të kaluar./Zëri