Fytyrat e reja të La Ligës

Sport August 18, 2017 - 12:04

Liga spanjolle e futbollit starton të premten dhe “Sky Sport” ka zgjedhur disa prej transferimeve të klubeve spanjolle që pritet të sjellin risi në këtë ligë. Transferimet nuk kanë të ndalur në këtë afat kalimtar, kurse ende ka mbetur edhe më shumë se një javë kohë deri në përfundimit të afatit kalimtar. Spanja ka humbur një prej futbollistëve më të mirë në botë, Neymarin, por deri në fund të verës mund të ketë befasi të tjera, shkruan sot gazeta "Zëri".

La Liga starton të premten me sfidat, Leganes – Alaves dhe Valencia – Las Palmas. “Sky Sport” ka përzgjedhur dhjetë fytyra të reja të transferuara nga klubet spanjolleve këtë verë dhe prej të cilave ka pritshmëri të mëdha.

Theo Hernandez – Prej Atletico Madridit te Real Madridi, 27 milionë euro

Hernandez ka ndërruar klubin, por jo edhe qytetin. Ai do të garojë me Marcelon për pozitën e mbrojtësi të majtë gjatë edicionit të ri. 19-vjeçari nuk është paraqitur asnëherë me Atletico Madridin, por klubi mbretëror e ka vëzhguar francezin në kohën e tij si i huazuar te Alaves.

Paulinho – Prej Guangzhou Evergrande te Barcelona, 40 milionë euro

Shumë njerëz janë befasuar nga kjo lëvizje e Barcelonës, e cila nënshkroi me ish mesfushorin e Tottenhamit, i cili dështoi në aventurën e tij në Premierligë. Paulinho është transferimi më i shtrenjtë i trajnerit të ri të Barcelonës, Ernesto Valverde.

Enes Unal – Prej Manchester Cityt te Villareali, 13.2 milionë euro

Sulmuesi realizoi 18 gola me Tëenten në ligën holandeze. Tani Unal do të testojë vetveten në njërën prej ligave më të forta në botë. Manchester City ka përfshirë edhe një klauzolë të riblerjes për 17.5 milionë funte në kontratën e sulmuesit.

Dani Ceballos – Prej Real Betisit te Real Madridi, 16 milionë euro

Një tjetër transferim, i cili shihet si mjaft i bujshëm për Real Madridin. Ceballos ishte zgjedhur Lojtari i turneut në Kampionatin Evropian U-21.

Adnan Januzaj – Prej Manchester United te Real Sociedad, 10 milionë euro

Januzaj shihej si ylli i ardhshëm i Manchester United, por iu bashkua Real Sociedadit sepse nuk bënte pjesë në planet e Jose Mourinhos për edicionin e ri.

Nelson Samedo – Prej Benficas te Barcelona, 28.6 milionë euro

Mbrojtësi portugez pritet të sfidojë me Aleix Vidalin për një vend në formacionin e katalunasve. Shihet si pasuesi i mundshëm i Dani Alvesit.

Gerard Deulofeu – Prej Evertonit te Barcelona, 12 milionë euro

Barcelona aktivizio klauzolën e riblerjes të sulmuesit. Spanjolli bëri paraqitje të mira me Milanin gjatë kohës sa ishte i huazur në pjesën e dytë të stinorit të kaluar. Spanjolli do të ketë një punë të vështirë për ta mbuluar zbrazëtirën e lënë nga Neymari.

Vitolo – Prej Sevillas te Atletico Madridi, në huazim te Las Palmas, shifra nuk është bërë e ditur

Atletico Madridi është e dënuar nga FIFA dhe nuk mund të transferojë asnjë lojtar deri në janar, kështu që e ka huazuar Vitolon te Las Palmas. Ai pritet të kthehet në klubin madrilen pas përfundimit të pjesës së parë të stinorit.

Luis Muriel – Prej Sampdorias te Sevilla, 20 milionë euro

Reprezentuesi kolumbian kishte shënuar 11 gola në Serie A me Sampdorian gjatë edicionit të kaluar. Për futbollistin interesim kishin shprehur edhe Liverpooli dhe Evertoni.

Ryan Boudebouz – Prej Montpellier te Real Betisi, shifra nuk është bërë e ditur

Real Betisi menjëherë i ka shfrytëzuar paratë e shitjes së Ceballos për të transferuar Cristian Tello nga Barcelona, Sergio Leon nga Osasuna, Victor Camarasa nga Levante dhe Boudebouz nga Montpellier. Algjerian kishte shënuar 11 gola në Francë gjatë edicionit të kaluar./Zëri