EUROPA LEAGUE: Milan – Shkëndija, ja sa bileta janë shitur deri tash!

Sport August 14, 2017 - 14:12

Tashmë po afrohet dueli i shumëpritur ndërmjet Milanit dhe Shkëndijës, i vlefshëm për fazën e “Play-Offit” të Europa Leagues, që do të zhvillohet të enjten mbrëma në stadiumin “San Siro” nga ora 20:45, raporton zeri.info.

Dhe, interesimi i tifozëve për ta përcjellë këtë ndeshje në stadium sa vjen e shtohet. Sipas mediave italiane, deri të hënën në mesditë numri i biletave të shitura për këtë ndeshje e ka arritur shifrën e 25 mijëve.

Lajmin e ka bërë të ditur gjiganti mediatik italian “Sky”, përcjellë zeri.info, sipas të së cilit, numri i biletave që do të shiten deri të enjten do ta kalojë dyfishin e atij aktual.

Madje, flitet se përballjen në mes të dy skuadrave Kuqezi mund ta përcjellin deri në 70 mijë shikues, që do të ishte një rekord absolut për skuadrën tetovare.

Përforcimet që i bënë “Rossoneri” gjatë kësaj vere kanë bërë që tifozët t’iu kthehen shkallëve të stadiumit.

Gjithsesi, këtë ndeshje pritet ta ndjekin në stadium edhe një numër tifozësh shqiptarë, që shkojnë në Itali për ta mbështetur Shkëndijën, e cila po e shkruan historinë dhe po e vazhdon ëndrrën... /Zëri/