Ronaldo mungon 12 ndeshje?

Sport August 14, 2017 - 10:05

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo mund të suspendohet për një përiudhë të gjatë, për shkak se e kishte shtyer referin pas ndëshkimit me karton të kuq, transmeton zeri.info

Portugezi mund të dënohet me 12 ndeshje.

Ronaldo së pari u ndëshkua me karton të verdhë për shkak të heqjes së fanellës pas shënimit të golit, kurse u ndëshkua për herë të dytë pas një simulimi në zonën e rrëptësisë.

Pas kartonit të kuq, Ronaldo e kishte shtyer referin e ndeshjes, Ricardo de Burgos Bengoetxea.

Ky veprim mund t’i shkaktojë probleme reprezentuesit portugez sepse Ronaldo mund të dënohet deri në 12 ndeshje.

Nëse Ronaldo do të dënohej për më shumë se 5 ndeshje, ky dënim do të vlente në të gjitha kompeticionet spanjolle, duke përfshirë edhe ligën./Zëri