Reali dhe Barça në garë për Dembelen

Sport August 13, 2017 - 14:38

Real Madridi dëshiron ta fitoj duelin kundër Barcelonës për shërbimet e sulmuesit të Borussia Dortmund, Ousmane Dembele, raporton “RAC-1”.

Dembele ka refuzuar të stërvitet me Borussia Dortmundin dhe francezi shihet si zëvendësues i mundshëm i Neymarit te Barcelona.

Sidoqoftë, Real Madridi dëshiron të shfrytëzojë marrëdhëniet e mira që i ka me klubin gjerman për të arritur një marrëveshje për reprezentuesin francez./Zëri