Liverpool ndalet nga Watford në xhiron e parë (VIDEO)

Sport August 12, 2017 - 16:11

Premier Liga ka filluar dhe qysh në ndeshjet e para shihet se do të jetë një sezon shumë dramatik.

Pas ndeshjes së djeshme me shumë gola ku Arsenal fitoi 4:3 ndaj Leicester City-it, edhe sot ka pasur shumë gola në ndeshjen mes Watford e Liverpool, njofton Klan Kosova.

Ndeshja ka përfunduar me rezultat të barabartë 3:3, ku Watford dy herë gjatë lojës ishte në epërsi.

Golat për “Ushtrinë e Verdhë” i shënuan Stefano Okaka Chuka, Abdoulaye Doucoure dhe Miguel Britos, kurse për Të Kuqtë, Sadio Mane, Roberto Firmino dhe Mohamed Salah, njofton Klan Kosova.