Transferimet kontraverse në Itali

Sport August 01, 2017 - 13:06

Leonardo Bonucci është lojtari i fundit i cili u transferua prej Juventusit te Milani. Por, transferimet e ndryshme mes klubeve rivale në Itali nuk janë për t'u çuditur. Madje, ka futbollistë që në karrierën e tyre kanë luajtur për Milanin, Juventusin dhe Interin, shkruan sot gazeta "Zëri".

Padyshim se transferimi i Leonardo Bonucci nga Juventusi te Milani është njëri prej më të mëdhenjve në historinë e Serie A. Vendimi i tij për t’u larguar nga juventinët në drejtim të Milani i shokoi të gjithë. Por, Bonucci nuk është futbollisti i vetëm, i cili bëri një lëvizje “kontraverse” gjatë kësaj vere. Federico Bernardeschi u transferua nga Fiorentina te Juventusi për 40 milionë euro. Për ata që nuk e dinë, Juventusi dhe Fiorentina kanë një rivalitet të madh mes tyre, sidomos tifozët. Bonucci dhe Bernardeschi janë vetëm disa nga emrat e futbollistëve që janë transferuar mes klubeve rivale në Itali.

Dino Zoff: Prej Mantovas te Napoli, 1967

Dino Zoff kujtohet si njeriu i cili ngreu lartë Kupën e Botës në vitin 1982. Ai kishte luajtur edhe me Juventusin, skuadër me të cilën kishte fituar çdo trofe të mundshëm. Lëvizja e tij prej Mantovas te Napoli kishte bërë bujë. Interi dhe Milani ishin në garë për shërbimet e portierit deri në ditën e fundit të merkatos. Por, pak pas mesnatës u bë e ditur se Zoff ishte transferuar te Napoli, klub i cili i kishtë lënë ekipet milaneze “me gishta në gojë”.

Agostino di Bartolomei: Prej Romës te Milani, 1984

Në maj të vitit 1984, Bartolomei udhëhoqi si kapiten Romën në finale të Kupës Evropiane, të cilën e humbën me penallti ndaj Liverpooli. Pas disa muajsh ai vendosi të largohet nga vendlindja për t’iu bashkuar Milanit. Një nga lëvizjet më të hidhura në Serie A.

Roberto Baggio: Prej Fiorentinës te Juventusi, 1990

Ka transferime kontraverse dhe transferime të cilat nxisin urrejtje te tifozët. Transferimi i Baggios i takon kësaj të dytës. Ai u bë futbollisti më i shtrenjtë në botë. Dy ditë më vonë pas transferimit tifozët e Fiorentinës sulmuan zyret e klubit. 50 persona ishin lënduar dhe nëntë të tjerë ishin arrestuar nga policia italiane.

Christian Vieri: Prej Lazios te Interi, 1999

Njëri prej sulmuesve më të mirë në Itali, Vieri kurrë nuk kishte gjetur rehati. Në vitin 1999, Interi ishtë bërë klubi i nëntë i tij. Vieri i ishte bashkuar brazilianit, Ronaldo, me të cilin pritej të formonin dyshen më të fortë sulmuese në botë.

Gabriel Batistuta: Prej Fiorentinës të Roma, 2000

“Një titull më këtë klub vlen sa 10 tituj të fituar me Milanin apo Juventusin.”, kishte deklaruar Batistuta. Roma kishte transferuar 31-vjeçarin për 23.5 milionë funte, e cila ende mbetet shifër e lartë e shpenzuar për futbollistët mbi moshën 30-vjeçare.

Zlatan Ibrahimovic: Prej Juventusit te Interi, 2006

Në verën e vitit 2006, kaosi kishte kapluar futbollin italian. Përfaqësuejsa italiane kishte arritur të fitonte Kupën e Botës, por liga italine ishte kapluar nga skandali i trukimit të ndeshjeve. Juventusi ishte dërguar në Serie B, kurse ishin penalizuar edhe Milani, Fiorentina, Lazio dhe Regina. Ndërkohë, Interi kishte qenë fituesi më i madh. Pas rënies së Juventusit në Serie B, Interi arriti të sigurojë shërbimet e sulmuesit, Zlatan Ibrahimovic, i cili disa vite më vonë ishte transferuar edhe te Milani. Rrugën drejt largimit nga Juventusi e morrën edhe Patrick Vieira dhe Fabio Cannavaro. Kurse, Del Piero, Nedved dhe Trezeguet vendosën të qëndronin në klub.

Gonzalo Higuain: Prej Napolit te Juventusi, 2016

Higuain ende konsiderohet “tradhtar” nga tifozët e Napolit. Juventusi pagoi klauzolën e futbollistit në vlerë prej 90 milionë eurosh, e cila është shifra më e lartë e paguar për një futbollist në Itali./Zëri