Shkëndija beson në kualifikim (VIDEO)

Sport July 28, 2017 - 14:23

Shkëndija u mposht 2:1 në ndeshjen e parë të rrethit të tretë eliminator të Europa Leagues nga Trakai.

Mirëpo, Kuqezinjtë besojnë se mund ta përmbysin këtë disavantazh në ndeshjen e kthimit, që luhet pas një jave në Maqedoni, shkruan zeri.info.

“Në pjesën më të madhe të lojës dominuam dhe krijuam disa raste, barazuam dhe kishim raste që nuk i realizuam. Ndoshta momenti vendimtar i lojës ishte goli që e morëm menjëherë në fillim të lojës. Në pjesën e dytë filluam me një rast të pastër e më pas dy kartonët e kuq ndodhën dhe është vështirë të luash me dy lojtarë më pak. Kur t’i analizojmë ngjarjet në fushë, është rezultat i hapur, që na jep shpresë për kualifikim”, ka thënë në konferencë për shtyp trajneri Qatip Osmani.

Sipas tij, Trakai ka ekip ambicioz, i cili bazohet tek ylli i tij, Maksimov.

“E vlerësojmë shumë ekipin e Trakait dhe kështu do të mbetet edhe në lojën e dytë. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por e përsëris që goli i dhënë në fushën e mysafirëve është i rëndësishëm për ne”, përfundoi ai. /Zëri/