Coutinho kushton 150 milionë euro

Sport July 27, 2017 - 13:16

Liverpool e ka vënë çmimin për yllin e tij, Philippe Coutinho, i cili po kërkohet nga Barcelona.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle “Sport”, përcjellë zeri.info, sipas të së cilës përfaqësuesi brazilian ka arritur marrëveshje me skuadrën nga Camp Nou, edhe pse “Reds” janë të vendosur për ta mbajtur në “Anfield Road” lojtarin e tyre kryesor.

Por, nëse gjiganti katalunas është serioz sa i përket transferimit të Coutinhos, atëherë duhet t’i paguajë plot 133 milionë funte, ose mbi 150 milionë euro për shërbimet e tij, njofton ky medium spanjoll.

Ndërkohë, “Don Balon” shkruan se gjiganti spanjoll, për ta bindur Liverpoolin që t’ia shesë ish-futbollistin e Interit e Espanyolit, do ta vë në dispozicion edhe mesfushorin kroat, Ivan Rakitiç, plus para të majme. /Zëri/