Wilshere nuk dëshiron të largohet nga Anglia

Sport July 26, 2017 - 12:26

Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere pritet të largohet nga klubi londinez gjatë kësaj vere, por futbollisti nuk dëshiron të largohet nga Anglia, transmeton zeri.info

Antalyaspori ka konfirmuar se ka bërë një ofertë për anglezin, i cili është duke hyrë në vitin e fundit të kontratës me Arsenalin, por oferta është refuzuar nga londinezët.

Për 25-vjeçarin interesim kishte shprehur edhe Sampdoria.  

Sipas burimeve të “ESPN”, Wilshere pavarësisht interesimit të klubeve të huaja, ai nuk planifikon të largohet nga vendi, kryesisht për arsye familjare.

Gjitashtu, 25-vjeçari është duke refuzuar të dorëzohet në garën për të siguruar një vend te Arsenali dhe do të mundohet ta shfrytëzojë sa më mirë hapësirën në ndeshjet miqësore të kësaj vere./Zëri