Chiellini: Do të më mungojë Bonucci

Sport July 23, 2017 - 16:14

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini thotë se do ta ndjejë mungesën e Leonardo Bonuccit, i cili u transferua drejt Milanit, transmeton zeri.info

“Bonucci? Për të mirë dhe për të keq, ai çdoherë ka qenë në krahun tim. Kam ndenjur me të më shumë se me Buffonin, Barzaglin apo këdo tjetër, duke përfshirë edhe familjet tona gjatë shtatë viteve të fundit.”, deklaroi Chiellini.

“Do të më mungojë shumë në nivelin njerëzor, por ndoshta do të arrijë ndonjë mbrojtës tjetër, i cili do të na ndihmojë në mënyrëm më të mirë të mundshme.”, shtoi reprezentuesi italian./Zëri