EUROPA LEAGUE: Helsinki – Shkëndija, kështu u mbyll pjesa e parë

Sport July 20, 2017 - 18:52

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Helsinkit dhe Shkëndijës, e vlefshme për ndeshjen e kthimit të rrethit të dytë kualifikues të Europa Leagues, shkruan zeri.info.

Skuadra finlandeze po fiton 1:0 pas 45 minutash lojë falë autogolit të Marjan Radeskit, të shënuar në minutën e 28-të.

Siç dihet, Kuqezinjtë e kanë fituar lojën e parë 3:1 dhe me këtë rezultat janë në rrethin e tretë kualifikues të këtij kompeticioni. /Zëri/