Ish-kampioni i botës kërkon klub përmes rrjeteve sociale

Sport July 18, 2017 - 16:03

Në epokën e rrjeteve sociale çka mund të ndodhë nëse një ish-kampion bote mbetet pa skuadër?

Është e lehtë, mund ta kërkoni një në LinkedIn, shkruajnë mediat italiane, përcjellë zeri.info.

E tëra kjo i ka ndodhur Cristian Zaccardos, i cili së fundmi e ka shkëputur kontratën që e lidhte me Vicenzan deri në qershor të vitit 2018 dhe kështu ka vendosur të vetofrohet në rrjetin social më të njohur të punëtorëve, për ta kërkuar një fanellë për sezonin e ardhshëm.

“E kam shkëputur kontratën që më lidhte me Vicenzan deri në vitin 2018. Aktualisht jam futbollist i lirë. Kush më merr, sipas meje, do ta bëjë një përforcim të madh. Lojtar serioz, profesionist dhe i fortë”, ka shkruar ish-futbollisti i Milanit.

Në vazhdim, Zaccardo i ka publikuar të gjitha statistikat e karrierës së tij.

Dhe, janë disa skuadra që tashmë kanë trokitur në dyert e tij dhe ish-përfaqësuesi italian, që kishte luajtur edhe në Parma, shpejt mund të bëhet me skuadër të re. /Zëri/