Sport

FC Prishtina fillon përgatitjet (FOTO)

FC Prishtina fillon përgatitjet (FOTO)
17 korrik 2017 • 18 : 57

Pas dhjetë ditësh pushim kanë rinisur seancat stërvitore në kuadër të fazës së dytë përgatitore.

Ato së pari do të zhvillohen në fushat e stadiumit të KEK-ut.

FC Prishtina ka njoftuar se Ragip Xhaka, babai i vëllezërve Xhaka i ka dhuruar skuadrës disa topa.

"Ndërsa, para fillimit të treningut, babai i dy futbollistëve Xhaka, Ragip Xhaka, ka dhuruar topa për skuadrën tonë për çka futbollistët dhe shtabi teknik e falënderuan për dhuratat të cilat janë s’janë të parat nga babai i dy yjeve futbollistë shqiptarë, Taulant e Granit Xhaka", thuhet në njoftimin e FC Prishtinës. 

Image

© zëri.info