Xherdan Shaqiri e 'kall' në dasmën e vëllait (VIDEO)

Sport July 17, 2017 - 15:58

Erdin Shaqiri, vëllai i Xherdan Shaqirit, i ka dhënë fund beqarisë.

Pavarësisht se kjo është mbajtur fshehur nga mediat, Express ka siguruar video nga dasma e vëllait të Xherdan Shaqiri, ku mysafirët u argëtuan nga Vjollca Haxhiu e Meda.

Shaqirit kështu i është lëshuar rendi për martesë, meqenëse anësori i klubit anglezë ende nuk ka konfirmuar lidhjen me ndonjë bukuroshe.

Pas dasmës, që u mbajt në vendlindjen e lojtarit në Gjilan, Shaqiri do të rikthehet te Stoke City, për t’u përgatitur për sezonin e ri.

Vetëm pak ditë më parë ai luajti në humbjen e Stoke City prej 4:2 ndaj Monacos dhe më pas klubi ka liruar lojtarin për dasmën e vëllait.