Konfirmohet interesimi i Milanit për Sanchesin

Sport July 17, 2017 - 11:22

Presidenti i Bayern Munichit, Karl-Heinz Rummenigge ka konfirmuar interesimin e Milanit për mesfushorin 19-vjeçar, Renato Sanches, transmeton zeri.info

Portugezi u transferua në Bundesligë në verën e kaluar nga Benfica, por ka hasur në vështirësi te gjigandi gjerman.

Reprezentuesi portguez kishte shkëlqyer me perfaqësuesen e tij në Kampionatin Evropian 2016, kompeticion të cilin edhe e fituan.

Sipas disa gazetave portugeze thuhet se Milani dëshiron huazimin dy-vjeçar të futbollistit me mundësi blerje për 47 milionë euro.

“Mund ta konfirmoj se Milani ka shprehur interesim për Renato Sanches. Kam një përshtypje se Milani nuk do të jetë në gjendje të plotësoj kërkesën tonë ekonomike për futbollistin dhe nëse vazhdon kështu nuk do të bëhet asgjë.”, deklaroi Karl-Heinz Rummenigge./Zëri