Vllaznia zyrtarizoi pesë përforcime, por tifozët e duan këtë lojtar (FOTO)

Sport June 29, 2017 - 14:32

Vllaznia e Pozharanit ka zyrtarizuar të mërkurën pesë përforcime, kryesisht të ardhura nga Ferizaj.

Mirëpo, tifozeria e klubit, Tigrat, po e kërkon një tjetër lojtar.

Sipas tyre, është Mensur Livoreka, me të cilin drejtuesit e klubit ende nuk kanë vazhduar bashkëpunimin.

“Tifozëria Tigrat ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të rinovojnë me sulmuesin Mensur Livoreka pasi një gjë e tillë ende nuk është bërë”, thuhet në njoftimin e tifozëve, raporton Gazeta Olle.

Livoreka ishte pjesë e klubit në suksesin historic, me rastin e inkuadrimit në Vala Superligë.ImageImage