Luciano Moggi ‘vëzhgon’ Prishtinën (FOTO)

Sport June 26, 2017 - 15:31

Ish-drejtori sportiv i Juventusit, Luciano Moggi, ka qenë i pranishëm në stadiumin e Laçit për ta shikuar ndeshjen ndërmjet Partizanit të Tiranës dhe FC Prishtinës, shkruan zeri.info.

Moggi, i cili së fundmi është bërë këshilltar i klubit shqiptar, ku do të ndihmojë në rolin teknik, organizativ dhe të marketingut, u pa në tribunë në miqësoren vëllazërore ndërmjet dy ekipeve që pas pak ditësh do të luajnë në Europa League. /Zëri/

Image