Zyrtare: Zbulohet e ardhmja e Shaqirit

Sport June 22, 2017 - 21:20

Xherdan Shaqiri nuk do të largohet nga Stoke City.

Presidenti i Stoke Cityt, Peter Coates, ka thënë se nuk e ka në plan shitjen e yllit shqiptar, Xherdan Shaqiri, transmeton Gazeta Express.

Shaqiri, 25 vjeçar, kohëve të fundit është lidhur me një kalim në Serie A te skuadra e Romës, që shihet si zëvendësues i Mohamed Salahut që është afër transferimit në Liverpool.

“Nuk ka asnjë plan për ta shitur atë”, tha Coates.

“Ai duket se është përshtatur mirë me ne dhe në fund të sezonit u rikthye nga lëndimi dhe luajti mirë”, shtoi numri një i klubit.

“Edhe ne jemi përshtatur me të gjithashtu, dhe shpresojmë që të shohim një sezon të mirë nga ai në sezonin tjetër”, është shprehur më tej Coates për Stoke Sentinel.

Shaqiri ka shënuar shtatë gola në 54 paraqitje te Stoke City që nga transferimi i tij më 2015 nga Interi. /Express/