E bujshme, Roberto Carlos kandidat për të marrë drejtimin e Shqipërisë

Sport June 22, 2017 - 16:36
Federata Shqiptare e Futbollit po mendon për një emër të madh si pasues të De Biasit në krye të kombëtares. Pas Pippo Inzaghit portali i njohur italian “Tuttomercatoweb”, shkruan se kandidati i radhës është një ish-futbollist i madh brazilian , Roberto Carlos.

Situata e Roberto Carlosit megjithatë është disi e komplikuar pasi para disa ditësh ai ka gjetur akordin për t’u bërë trajneri i një skuadre të re në Australi, South Melburn. 

Roberto Karlos në karrierën si trajner ka drejtuar skuadrat e Anzhit, Sivasporit, Akhisar Beledijesporit dhe së fundmi në sezonin 2015-2016 indianët e Delhi Dinamos. /albeu.com/