Arsenali në pritje për Sanchezin

Sport June 20, 2017 - 14:26

Arsenali duhet të presë përfundimin e Kupës së Konfederatave para se Alexis Sanchez të marrë vendimin për të ardhmen e tij, transmeton zeri.info

Alexis ka vetëm edhe një vit kontratë me Arsenalin dhe është duke u kërkuar nga Manchester City, Mayern Munich dhe Paris Saint-Germain.

Përgjigjia e tij për një rinovim të mundshëm të kontratës ende nuk ka ardhur, kurse vendimin për të ardhmen, Sanchez, pritet që ta bëj të ditur pas 2 korrikut, kur edhe përfundon Kupa e Konfederatave./Zëri