Chelsea pas Dani Alvesit

Sport June 20, 2017 - 11:47

Chelsea është klubi klubi i fundit i cili hyn në garë për shërbimet e mbrojtësit të djathtë të Juventusit, Dani Alves, transmeton zeri.info

Kampionët e Anglisë iu janë bashkuar Manchester Cityt në garën për mbrojtësin brazilian.

Klubi londinez kishte tentuar edhe për transferimin e mbrojtësit tjetër të Juventusit, Alex Sandro, por ishte refuzuar nga klubi italian.

Antonio Conte e konvertoi Victor Mosesin si mbrojtës të djtahtë gjatë edicionit të kaluar, kurse në krahun e majtë luante Marcos Alonso.

Chelsea është vënë pas disa futbollistëve deri tani, por ende nuk ka arritur të bëj ndonjë gjë konkrete në këtë merkato.

Klubi londinez është duke kërkuar mesfushorin e Monacos, Tiemou Bakayoko dhe sulmuesin e Evertonit, Romelu Lukaku./Zëri