Sport

Ja çka thonë drejtuesit e Norrkopingut për përballjen me FC Prishtinën

Ja çka thonë drejtuesit e Norrkopingut për përballjen me FC Prishtinën
19 qershor 2017 • 17 : 29

Drejtuesit e Norrkopingut e konsiderojnë të vështirë përballjen e klubit suedez me FC Prishtinën, përcjellë zeri.info.

Menaxheri i klubit, Jens Gustafsson ka thënë se bëhet fjalë për një kundërshtar të fortë, edhe pse merr pjesë për herë të parë në garat evropiane.

“Një punë e vështirë përpara nesh, por ne do të punojmë për ta zgjidhur atë. Punojmë fort për të marrë pjesë në këto gara dhe do t’i shijojmë ato”, ka thënë ai për uebfaqen zyrtare të klubit suedez.

“Ne e dimë se ata do të kenë mbështetje edhe në Suedi, pasi ka shqiptarë këtu. FC Prishtina nuk e ka nisur ende sezonin dhe është e pamundur ta shohim ‘live’, por po mundohemi ta analizojmë lojën e tyre”, shtoi ai.

Edhe presidenti Peter Hunt është i vetëdijshëm se stadiumi në Suedi do të “vërshohet” nga shqiptarët, raporton zeri.info.

“Ne kemi nevojë për mbështetje, jemi krenarë që jemi në këtë garë. Sapo bisedova me presidentin e Prishtinës dhe ai mendon se stadiumi do të jetë i mbushur në Norrkoping. Shumë shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria jetojnë në Suedi dhe janë të gatshëm të blejnë sa më shumë bileta”, theksoi Hunt. /Zëri/

© zëri.info