Hnery: Wenger duhet ta fitoj titullin

Sport June 01, 2017 - 12:54

Sipas golashënuesit më të mirë në histori të Arsenalit, Thierry Henry, trajneri veteran, Arsene Wenger duhet ta fitoj titullin e Premierligës, transmeton zeri.info

Ish reprezentuesi francez, Henry thotë se fitimi i titullit do të justifikonte rinovimin e kontratës së tij deri në vitin 2019.

Arsene Wenger rinovoi të mërkurën kontratën  tij, pas një sezoni në të cilin Arsenali mbeti jashtë Ligës së Kampionëve, por arriti që të fitonte Kupën FA.

Francezi Henry ndien se të gjithë tifozët e Arsenalit janë duke e pritur fitimin e titullit për herë të parë që prej vitit 2004. Fituesi i Kupës së Botës në vitin 1998 shpreson se taktika e re, rreshtimi me tre mbrojtës, mund të bëj që Arsenali të jetë pretendent për titullin edicionin e ardhshëm.

“Si një tifoz i Arsenalit dhe si një ish lojtar i Arsene, kam rrespektin maksimal për të dhe jam i lumtur që e shoh në klub.”, theksoi Thierry Henry./Zëri