Enver Idrizi mbështet Ramush Haradinajn në fushatë (Video)

Sport May 22, 2017 - 18:29

Kampioni i shumëfishtë i botës në karate, Enver Idrizi i është bashkuar një tubimi paraelektoral të AAK’së i cili po zhvillohet në Gjilan. 

Idrizi, i cili edhe më parë kishte treguar mbështetje për Ramush Haradinajn, tash kur kreu i AAK’së kandidon për kryeministër në zgjedhjet e 11 qershorit për koalicionin PDK-AAK-NISMA, po i bashkohet edhe tubimeve partiake. 

Kampioni i karatesë është shfaqur përkrah AAK’së dhe Ramush Haradinajt në Gjilan.

Madje ata dy edhe janë përshëndetur dhe shtrënguar duart. 

Ndryshe, edhe pse zyrtarisht fushata elektorale fillon javën e ardhshme, partitë politike kanë filluar të mbajnë tubime të mëdha në disa nga qytetet e vendit. /GazetaExpress/.