Edhe lopët e shikojnë derbin e futbollit kosovar! (FOTO)

Sport May 22, 2017 - 13:30

Se Kosova është një vend i çudirave, kjo nuk do diskutim.

Në vendin tonë mund të ndodhin gjëra të pakapshme për trurin e njeriut! Ajo që nuk mund të besohet, mund të vërtetohet edhe me fotografi, që për botën perëndimore do të ishte një humor vërtet për të qeshur tërë ditën.

Në ndeshjen derbi të elitës së futbollit, Prishtina-Trepça ’89, dy skuadra të mirënjohura, në stadiumin ‘Agron Rama’ në Kastriot, ishin edhe dy lopë si tifoze, ku shihen edhe në fotografi.

Image

Krahas disa shikuesve në stadium, shihen dy lopë duke u kullotur, por në pamje të parë duket se edhe lopa ka shikimin nga loja që ishte mjaft dinamike.

Kjo fotografi është postuar nga zëdhënëse i klubit të futbollit Prishtina, Avni Durmishi. Një fotografi apo një panoramë e mirë e futbollit tonë, shkruan Bota Sot.

Kjo fushë është në stadiumin e mirënjohur, ku stërvitet kombëtarja e Kosovës, nuk gjendet as në Varosh, as në Ratkoc, as në Karaçevë, as në Hogosht, as në Komoran...