Bunjaki largohet nga Twente

Sport April 27, 2017 - 12:43

E ardhmja e Enis Bunjakit do të jetë larg Twentes. Futbollisti kosovar do të ndahet me klubin holandez në fund të këtij sezoni, raporton zeri.info.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediet holandeze, sipas të së cilave Twente nuk e ka ndërmend ta mbajë 19-vjeçarin, pasi nuk është ndarë e kënaqur me paraqitjet e tij këtë sezon.

Në fakt përfaqësuesi kosovar kishte arritur në këtë klub nga Eintracht Frankfurti në muajin janar dhe tash duhet ta kërkojë ekipin e ri. /Zëri/