Griezmann i jep fund dilemës

Sport April 24, 2017 - 14:10

Duket punë e kryer transferimi i francezit Antoine Griezmann te Manchester United. Ish-menaxheri i FIFA-s, Vincent Rodriguez, ka deklaruar se marrëveshja ndërmjet palëve është arritur dhe së shpejti do të zyrtarizohet, shkruan zeri.info.

Për shërbimet e 26-vjeçarit, “Djajtë e Kuq” do të paguajnë 100 milionë euro dhe pas Paul Pogbas, ai do të jetë futbollisti më i shtrenjtë në botë. Menaxheri i tij, Eric Olhats e ka pranuar faktin se ka pasur bisedime me skuadra të ndryshme.

“Kam biseduar me zyrtarë të disa skuadrave. Manchester United është duke u interesuar, Real Madrid po ashtu, por Antoine nuk dëshiron të shkojë me çdo kusht. Klauzola është 100 milionë euro", ka thënë Olhats.

Megjithatë, duket se transferimi i tij në “Old Trafford” është punë e kryer. Në këtë mënyrë, Jose Mourinho mund ta ketë pasardhësin e Zlatan Ibrahimoviçit.

Griezmann te Atletico Madrid u transferua në vitin 2014 nga Sociedadi për 30 milionë euro. Në “Vicente Calderonu” u shndërrua në njërin nga sulmuesit më të kërkuar. Sivjet është aktivizuar në 46 ndeshje, ka shënuar 25 gola dhe 11 asistime./Zëri/