Cleveland në gjysmëfinale

Sport April 24, 2017 - 10:24

Cleveland është skuadra e parë që e ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të konferencës përkatëse, pasi e ka shënuar edhe fitoren e katërt radhazi ndaj Indianas, kësaj radhe me rezultat 106:102, shkruan zeri.info.

LeBron James ishte më i merituari për fitore me 33 pikë, ndërsa Kyrie Irving kontribuoi me 28 sosh. Tek Indiana, e cila i dha fund serisë në play-off me katër humbje, Lance Stephenson me 22 pikë ishte më i dalluari.

Në Konferencën Perëndimore, Houston  është vetëm një hap larg kualifikimit në gjysmëfinale, pasi tani udhëheq 3:1 ndaj Oklahomas. Në fitoren 113:109 shkëlqeu braziliani Nene.

Ai ishte më efikasi me 28 pikë të shënuara, ndërsa Eric Gordon e Lou Williams i shtuan secili nga 18. Në anën tjetër, Rusell Westbrook shkëlqeu me 35 pikë, por që nuk mjaftuan për ta shmangur humbjen, pasi bashkëlojtarët e tij ishin larg nivelin që e kërkonte ndeshja.

Rezultatet: Utah – LA Clippers 105:98 (2:2), Chicago - Boston 95:104 (2:2), Oklahoma - Houston 109:113 (1:3), Indiana - Cleveland 102:106 (0:4)./Zëri/