Bastoret ndryshojnë favoritët pas shortit (FOTO)

Sport April 21, 2017 - 13:07

Pas shortit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, ku Reali do të takohet me Atleticon e Juventusi me Monacon, "Zonja e Vjetër" tani po konsiderohet favorite për ta fituar këtë garë.

Vetëm dje, para hedhjes së shortit, Reali i Madridit ishte favorit për ta fituar garën më prestigjioze në futbollin e klubeve.

Image

Mirëpo, pas tërheqjes së shortit sot, kjo ka ndryshuar. Tani Juventusi është favorit nga shumica e bastoreve për ta fituar Ligën e Kampionëve./Express

Image