FIFA gëzon Kosovën e Shqipërinë, zbulon planin e saj

Sport March 30, 2017 - 20:00

FIFA ka treguar se si do të realizojë planin e saj për rritjen e ekipeve në Kupën e Botës nga 32 në 48.

Më 9 maj Këshilli i FIFA-s pritet të ratifikojë propozimet e miratuara nga presidenti dhe homologët e tij të gjashtë konfederatave, të cilët kishin vendosur që nga viti 2026 të jenë 48 shtete pjesëmarrëse në Kupën e Botës.

Nikoqiri i Kupës së Botës do të kualifikohet automatikisht sikurse edhe më herët, ndërsa secilës konfederatë i janë shtuar numrat e vendeve që do të kualifikohen në Kupën e Botës.

Afrika (CAF) tashmë nga 5 shtete do të ketë 9, Azia (AFC) 4 ose 5 shtete do të ketë 8, Amerika e Jugut (CONMEBOL) nga katër apo 5 shtet do të ketë  6, Amerika Veriore, Qendrore dhe Karaibeve (CONCACAF) nga 3 ose 4 shtete do të ketë  6, Oqeania 0 ose 1 shtet do të ketë të siguruar një, Evropa (UEFA) nga 13 shtete do të ketë 16.