Lulic: Luajtëm më mirë

Sport March 28, 2017 - 20:34

Senad Lulic e ka shënuar njërin nga dy golat në fitoren e Bosnje e Hercegovinës 2:1 ndaj Shqipërisë sonte, shkruan zeri.info.

Ai ndihet i lumtur për fitoren, për të cilën mendon se e merituan boshnjakët në “Elbasan Arena”.

“Këto janë ndeshje ku mund t’i shikosh lojtarët e rinj. Për ne ishte e bukur të fitonim. Dëshira për të fituar ishte nga të dyja skuadrat. Sot ishim më të mirë ne sepse fituam 2:1. Kishim edhe ne lojtarë të rinj që i provuam”, deklaroi mesfushori i Lazios. /Zëri/