Westbrook, i pandalshëm

Sport March 28, 2017 - 16:35

Russell Westbrook po tregohet i pandalshëm. Ylli i Oklahoma Cityt e ka regjistruar dyshifrorin e trefishtë numër 37 sezonal.

Basketbollistit të Thunder i nevojiten edhe katër “triple-double” për ta barazuar rekordin e Oscar Robertson, primat që tashmë i rrezikohet gjithnjë e më shumë.

Westbrooku realizoi 37 pikë në fitoren e Oklahomas ndaj Dallasit, tek i cili Matthews e Noel realizuan nga 15 pikë.

Fitore të rëndësishme shënoi edhe Toronto falë 36 pikëve të DeRozan. Raptors e mposhtën Orlandon dhe shkojnë sigurt drejt pozitës së tretë në Lindje.

Ndërkohë, San Antonio e ka mposhtur me rezultat bindës Clevelandin, ndërsa LeBron James është lënduar në çerekun e tretë dhe nuk mundi të luante më. Fitore shënuan edhe Jazz.

Vazhdon “rënia e lirë” e Pistons. Natën e mbylli fitorja “triller” e Kings ndaj Grizzlies.

Rezultatet: Dallas – Oklahoma City 91-92, Toronto – Orlando 131-112, New York – Detroit 109-95, Utah – New Orleans 108-100, Sacramento – Memphis 91-90 e San Antonio – Cleveland 103-74. /Zëri/