Përçahet Shqipëria, De Biasi me plot armiq

Sport March 26, 2017 - 18:11

Përçarjet në Kombëtaren e Shqipërisë po shkojnë duke u rritur. Pas Samir Ujkanit, Kristi Vangjelit, Alban Mehës, Herolind Shalës, Amir Rrahmanit, Milot Rashicës, Valdet Ramës, Shkëlzen Gashit dhe Ergys Kaçes, edhe dy futbollistë tjerë i kanë prishur punët me Gianni De Biasin.

Fjala është për Amir Abrashin dhe Taulant Xhakën, raporton "Zëri".

Asnjëri prej tyre nuk luajtën së fundmi kundër Italisë dhe me plot mllef janë larguar nga Kombëtarja. Zyrtarët kishin thënë se të dy ata ishin të lënduar, por Xhaka ka shpërthyer. Ai ka konfirmuar çarjen e raporteve me trajnerin italian.

Kjo situatë e krijuar mund ta sjell ndarjen e De Biasit me skuadrën kuq e zi. /Zëri/