100 euro bast për fitoren e Kosovës dhe Shqipërisë! (FOTO)

Sport March 21, 2017 - 17:59

Një tifoz beson fuqishëm në fitoren e Kosovës ndaj Islandës dhe të Shqipërisë ndaj Italisë, shkruan zeri.info.

Madje, ai ka shkuar aq larg sa që i ka vënë bast 100 euro, duke e luajtur tiketën, përmes së cilës favorizon fitoret e dy skuadrave shqiptare në kualifikimet për Botërorin 2018, në ndeshjet që do t’i zhvillojnë të premten, në Shkodër, respektivisht në Palermo.

Ndeshjen ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, tifozi shqiptar e ka luajtur 2 (fitore të Kuqezinjve), kuota 13, ndërsa ndeshjen në mes Kosovës dhe Islandës e ka vendosur me tipin 1 (fitore e Dardanëve), respektivisht kuota 12.

Në total, nëse këto dy ndeshje dalin ashtu siç i ka luajtur, ky tifoz do t’i përfitojë gati 15,000 euro.

Duket mjaft ambicioz, por futbollit nuk i dihet kurrë. /Zëri/

Image