Besart Berisha e synon golin e 100-të me Kosovën

Sport March 21, 2017 - 17:36

Me 99 gola të shënuar në kampionatin australian, Besart Berisha ka dëshmuar klasin, të cilin vendosi ta përcjellë edhe në përfaqësuesen e Kosovës.

Derisa Australia po e pret golin e 100-të të tij në elitën e futbollit të saj, Berisha shpreson se këtë ta bëjë në Shkodër për Kosovën, shkruan zeri.info.

“Ne luajmë për të fituar. Unë jam sulmues dhe prej sulmuesit priten gola, kështu që do ta jap maksimumin me shpresën që të shënoj gola. Shpresoj që golin e 100 ta shënojë për Kosovën”, tha Berisha duke qeshur.

Ai u shpreh i kënaqur me pritjen që ia ka bërë reprezentacioni kosovar.

“Është një grup shumë i mirë me lojtarë të talentuar, me mentalitet pozitiv dhe me disiplinë. Shokët më kanë pritur shumë mirë. Nuk besoj se do të hasim në probleme. Jam shumë i kënaqur deri më tani. Pse të mos e sulmojmë Islandën. Në futboll luhet për ta fituar lojën, por duhet të jemi shumë kompakt, sepse Islanda është e fortë, sidomos në aspektin fizik”, tha ai. /Zëri/