Përfaqësuesja niset për Shkodër (FOTO)

Sport March 21, 2017 - 15:51

Kontingjenti i Përfaqësueses së Kosovës është nisur para pak çastesh për Shkodër, ku do të akomodohet në tri ditët e ardhshme, para ndeshjes së të premtes, të cilën do ta zhvillojë ndaj Islandës në “Loro Boriçi”, shkruan zeri.info.

Image

Ekipi ka stërvitur sot paradite në stadiumin e Feronikelit në Drenas, ndërsa nga nesër do të stërvitë në Shkodër, para ndeshjes së 24 marsit, që zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2018. /Zëri/

Image