Enriques i ndodhi diçka e papritur

Sport March 20, 2017 - 15:27

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka pasur një situatë të pazakontë në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Valencian, të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultat 4:2, shkruan zeri.info.

Derisa po fliste për ndeshjen, ai befasisht mbeti pa fjalë. Në mesin e gazetarëve e kishte vërejtur njërin që po flinte. “Shikojeni”, ka treguar Enrique duke drejtuar gishtin drejt tij.

“Kjo kurrë më parë nuk më ka ndodhur. Njeriu fle në konferencën për shtyp”, ka thënë Enrique duke qeshur me të madhe. “Mirëmëngjesi, si jeni? Kjo është fantastike! Nuk di çfarë të them”, ka vazhduar trajneri i Barcelonës.

“E di që konferencat për shtyp janë monotone, por deri në këtë pikë...”, ka thënë Enrique duke mos besuar atë që po e shihte. Pas një pushimi të shkurtë, gazetarët i kanë bërë edhe disa pyetje, para së cilave ai ka thënë: “Hajde të përfundojmë, por sa më shpejt”./Zëri/