Ferguson sërish në krye të Unitedit

Sport March 20, 2017 - 15:07

Trajneri legjendar i Manchester Unitedit, skocezi Alex Ferguson sërish do të jetë në krye të “Djajve të Kuq”, njofton zeri.info. Natyrisht që këtë detyrë do ta kryejë vetëm në ndeshjen, e cila do të organizohet për nder të futbollistit të kësaj skuadre Michael Carrick.

“Të jem i sinqertë, më e mira është se do t’i shoh disa nga ish-futbollistët e mi”, është shprehur Ferguson. “A më mungon bankina? Jo, ai ka qenë vendimi im. Më mungojnë ndeshjet e mëdha”, ka shtuar skocezi.

Në anën tjetër do të jetë Harry Redknapp, në skuadrën e të cilit po ashtu do të ketë shumë yje, ndër të cilët edhe Gerrard e Lampard. “Kjo do të jetë edhe më mirë. Shpresoj që Carrick të bindë sa më shumë ish-bashkëlojtarë në mënyrë që tifozët të kënaqen me atë spektakël”, është shprehur Ferguson./Zëri/