Vieri e humb bastin me Borriellon

Sport February 27, 2017 - 13:19

Christian Vieri dhe Marco Borriello janë miq të mirë, ndërsa përveç si golashënues të spikatur, janë të përafërt edhe me stilin e jetës jashtë futbollit, shkruan zeri.info.

Në verën e kaluar ata kishin vënë bast rreth golave që do t’i shënonte Borriello. Nëse ai do të shënonte 15 gola, pushimet verore do t’i paguante Vieri. Tani problemi është te matematika.

“Bravo bombarder, vetëm edhe pesë“, ka shkruar Vieri, pasi miku i tij hyri në lojë kundër Crotones dhe e zgjidhi dilemën e fituesit, ndëesa me 10 golat e tij është ndër më të merituarit që Cagliari e ka siguruar ekzistencën në Serie A.

“Faleminderit bombarder, por ke problem me matematikën. Nuk janë 10, por 14. Katër i kam shënuar për Kupë. Më mungon vetëm edhe një gol dhe do të veroj në llogarinë tënde”, është përgjigjur Borriello./Zëri/