Ndalohet në aeroport djali i Muhamed Ali

Sport February 27, 2017 - 11:52

Një avokat ka treguar se i biri i boksierit legjendar, Muhammad Ali është ndaluar nga zyrtarët e emigracionit në Aeroportin e Florida.

Chris Mancini ka thënë për Courier-Journal se 44 vjeçari Muhammad Ali Jr. dhe nëna e tij Khalilah Camacho-Ali – bashkëshortja e dytë e Muhammad Ali arritën në  Aeroportin Ndërkombëtar të Fort Lauderdale-Hollyëood më 7 shkurt pasi po ktheheshin nga Xhamajka, transmeton Klan Kosova.

Mancini ka thënë se zyrtarët kishin pyetur Ali Jr. për rreth dy orëve, duke e pyetur vazhdimisht, “Nga ku e ke marrë emrin” dhe “A je mysliman?”

Më tej avokati ka treguar se ata po përsëritnin pyetjet edhe pse kanë vërtetuar që është mysliman.

Ali Jr. ka lindur në Philadelphia dhe mbanë pasaportë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kurse zyrtarët e Doganës dhe Mbrojtjes Kufitare kanë thënë se “nuk mund të diskutojnë udhëtarët individual; sidoqoftë, të gjithë ata që arrijnë në SHBA janë subjekt i inspektimit të njohur si CBP”.