Policia në autobus të ‘Plisave’ gjeti 33 shishe me koktej molotovi

Sport February 18, 2017 - 22:52

yshme në xhamat e autobusëve, me ç’ rast janë evidentuar dëmtime materiale  ne katër autobusë”, ka thënë zëdhënësi Zahiti.

Ai ka treguar se gjatë përpjekjeve për të parandaluar grupet e të rinjve në hedhjen e gjësendeve në drejtim të autobusëve,  lëndime trupore kanë pësuar katër zyrtar Policor të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor, po ashtu janë dëmtuar  dy vetura zyrtare Policore.

“Ndaj 11 të dyshuarve të arrestuar  nëntë (9) prej tyre u janë iniciuar raste për ” prishje të rendit dhe qetësisë publike”, ndërsa dy të dyshuarve tjerë u është iniciuar rast për ”sulm ndaj zyrtarëve Policor”

Pas procedurave intervistuese të gjithë të arrestuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Në ndërkohë janë iniciuar edhe tri raste të lëndimeve trupore,  ku lëndime kanë pësuar  dy persona  nga tifozeria e Prishtinës, si dhe një zyrtar i KB Peja i cili ka pësuar lëndime në palestër si pasoj e hedhjes se mjeteve nga tifozeria”, tha Avni Zahiti