Verrati i shumëkërkuar

Sport February 17, 2017 - 16:22

Marco Verratti është shndërruar ndër futbollistët më të kërkuar në Evropë. Mesfushori italian ka vazhduar me paraqitje të mira me PSG-në, e fundit prej të cilave ishte ajo në fitoren 4:0 kundër Barcelonës, shkruan zeri.info.

Kjo formë e tij ka bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të shqyrtojnë mundësinë për ta transferuar dhe këtë e ka konfirmuar edhe agjenti Donato Di Campli.

“Marco gjendet në një pikë të rëndësishme të karrierës. Është 24-vjçar dhe do t’i duhet të marrë vendime të mëdha për të ardhmen. Real Madridi dhe Barcelona janë interesuar për të, por edhe Interi e Juventusi e duan në radhët e tyre”, ka thënë Di Campli.

Mediat britanike bëjnë të ditur se Verrati po përcillet me interesim edhe nga Chelsea e Manchester United./Zëri/