Milani e kthen Aubameyangun?

Sport January 19, 2017 - 17:30

Pronarët e rinj kinezë mund t’ua bëjnë një dhuratë të madhe tifozëve të Milanit, shkruan zeri.info.

Në fakt, ata mund ta rikthejnë në “San Siro” gjatë verës sulmuesin Pierre Emerick Aubameyang.

E përditshmja italiane “Tuttosport” shkruan se drejtuesit e “Rossoneri” i kanë nisur bisedimet me krerët e Borussia Dortmundit për ta transferuar sulmuesin e rrezikshëm nga Gaboni, i cili kishte luajtur për të rinjtë e Milanit dhe më pas ishte shitur në St-Etienne.

“Ka dashuri që nuk përfundojnë, bëjnë xhiro dhe më pas kthehen”, është thënia e famshme e zëvendëspresidentit të Milanit, Adriano Galliani, i cili shpreson që lojtari të kthehet përsëri në Milan, njëjtë si Shevchenko dhe Kaka. Sidoqoftë, Aubameyang e ka thënë hapur se ëndërron që një ditë të luajë në Real Madrid. /Zëri/