Carvajal shqetëson Realin, ja sa do të mungojë ai

Sport January 19, 2017 - 15:54

Zinedine Zidane e ka marrë një lajm të keq. Trajneri francez i Real Madridit nuk do të mund të llogarisë për një kohë në mbrojtësin e djathtë kryesor të tij, Dani Carvajal, shkruan zeri.info.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediet spanjolle, sipas së cilave, futbollisti spanjoll u është nënshtruar vizitave mjekësore, të cilat e kanë nxjerrë përfundimin se ai ka një tërheqje muskulore të shkallës së dytë në këmbën e djathtë.

Carvajal mungoi në ndeshjen e Copa del Rey ndaj Celta Vigos, të cilën e humbën “Los Blancos”, ndërsa stafi mjekësor parasheh se futbollisti do të mungojë deri në një muaj, por po punohet që të bëhet e pamundura që ai të kthehet për tri javë.

Nëse gjërat shkojnë sipas parashikimeve, lojtari do të mungojë në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve ndaj Napolit, më 15 shkurt. /Zëri/