Ndërpritet loja dy herë, qeni dhe macja në fushë

Sport January 17, 2017 - 14:48

Pachuca e ka mposhtur 1:0 ekipin Chiapas falë një golit të Ruben Bottas, në xhiron e dytë të kampionatit meksikan, raporton zeri.info.

Mirëpo, ndeshja do të mbahet në mend mbi të gjitha për dy ndërprerjet që ndodhën për shkak se në fushë përfunduan, së pari një mace, e më pas edhe një qen. E rrallë! /Zëri/