Mesazhi emocionues i të dashurës së Schneiderlin, pas largimit nga “Old Trafford” (Foto)

Sport January 12, 2017 - 20:05

Camille Sold, e dashura e Schneiderlin, ka falënderuar “Djajtë e Kuq” për mundësin që i dhanë të dashurit të saj që të luajë për Manchester Unitedin.

“Faleminderit Manchester Unitedit për momentet e bukura që na dhuruat për një vit e gjysmë, nuk do të harrojmë asnjëherë. Tani hapim një faqe të re në jetën tonë dhe jemi tejet të lumtur”, thotë gruaja e francezit.

“Krenar me ty dhe zgjedhjen që bëre Schneiderlin”, i drejtohet ajo burrit të saj. /Express/

Image