Zyrtare: Bien Kosova dhe Shqipëria (Foto)

Sport January 12, 2017 - 11:29

Kosova dhe Shqipëria kanë pësuar rënie në ranglistën e FIFA-s për muajin e fundit. Sipas përllogaritjeve të fundit, Kosova ka rënë një pozitë më poshtë prej asaj në të cilën ishte radhitur një muaj më herët, raporton "Zëri".

Përfaqësuesja kosovare tani gjendet në vendin e 166-të në botë me 135 pikë, ndërsa prapa saj gjenden skuadra si ajo Laosit apo Kuvajtit, kurse para skuadrës sonë përfaqësuese janë ato të Singaporit, Moldavisë apo Maqedonisë.

Image

Pak rënie ka pësuar edhe Shqipëria. Skuadra kuq e zi para një muaji ishte në vendin e 49-të, kurse tani mban pozitën e 51-të me 618 pikë dhe para vetës ka Nigerinë, Kongon, Arabinë Saudite, Danimarkën, Japoninë, Serbinë, etj.

Ndërsa pas kuqezinjve gjenden Sllovenia, Burkina Faso, Gana, Izraeli, Rusia, etj. Ndërsa, në krye të ranglistës nuk ka ndryshime. Vazhdon të prijë Argjentina, e cila prapa ka Brazilin, Gjermaninë, Kilin, Belgjikën, Kolumbinë, Francën, Portugalinë, Uruguain, Spanjën, Zvicrën, etj. /Zëri/

Image