Sport

Zyrtare: Zbulohet e ardhmja e Kaçes

Zyrtare: Zbulohet e ardhmja e Kaçes
12 janar 2017 • 10 : 00

Ergys Kaçe, mesfushori i Kombëtares shqiptare, do të mbetet te skuadra greke, PAOK

E ardhmja e Ergys Kaçes është te PAOK’u. Mesfushori i kombëtares do të mbetet te ekipi grek të paktën deri në fund të sezonit.

Ai është bashkuar me ekipin grek pas një aventure zhgënjyese te skuadra çeke, Viktoria Plzen, përcjell Express.

Madje, Kaçe ka luajtur 30 minuta në fitoren e PAOK-ut ndaj Panaitolikos (2:0) në kuadër të Kupës së Greqisë.

“Kaçe është futbollist i yni të cilin e kishim dhënë huazim për 6 muaj, tani u kthye dhe mendoj se mund të na ndihmojë në objektivat që kemi”, ka deklaruar trajneri i ekipit grek, Vladimir Iviç.

 “Ndaj ne do ta mbajmë këtë futbollist dhe ai do të aktivizohet rregullisht me ne”, ka theksuar trajneri serb.

© zëri.info